Skip to content

Kryeministri spanjoll falënderon Turqinë për qëndrimin e saj konstruktiv

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez falënderoi Turqinë për “qëndrimin e saj konstruktiv” në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid.

Në një konferencë për media, Sanchez tha: “Një prej rezultateve më të mëdha të samitit ishte bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO. Falënderoj Türkiye-n për qëndrimin e saj konstruktiv”.

Kryeministri spanjoll edhe në një postim që bëri nga llogaria e tij në Twitter pas takimit dypalësh me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan tha:

“Türkiye është partner kyç në siguri dhe ndërmjetësim. Sot u takova me presidentin Erdoğan. E falënderova për mbështetjen që ka dhënë për forcimin e krahut jugor dhe për përpjekjet diplomatike për inkurajimin e dialogut dhe përfundimin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
Burimi: AA