Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cilësoi si “gjenocid” sulmet e Rusisë ndaj civilëve në qytetin Bucha të Ukrainës.

Duke folur në një forum ekonomik në Madrid, Sanchez ka mbrojtur idenë e tij se pamjet lidhur me vdekjet civile që ushtarët rus kanë lënë pas tërheqjes nga qyteti Bucha në afërsi të kryeqytetit ukrainas Kiev, janë provë që është kryer krim lufte.

“Do të bëjmë çdo gjë të mundshme që autorët e këtyre krimeve të mos mbeten pa u ndëshkuar dhe që ata të cilët që janë shkaktarë të kësaj ngjarjeje të kryer kundër njerëzimit që mund të emërtohet edhe si gjenocid, të japin llogari para Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, tha Sanchez.

“Ajo që dëshiron të bëjë presidenti i Rusisë, i cili filloi të pushtojë tokat e Ukrainës 40 ditë më parë, është të krijojë shoqëri imagjinare ashtu siç dëshiron e djathta ekstreme”, deklaroi Sanchez.

Kryeministri spanjoll theksoi se ato që po ndodhin në Ukrainë nuk janë një mosmarrëveshje mes fqinjëve, por sipas tij janë “agresivitet i një fuqie ushtarake të drejtuar nga një autokrat”.

“Evropa prej një kohe të gjatë ndodhet përballë një sulmi të realizuar nën kontrollin e Putin, të mbështetur nga brenda edhe nga ekstremi i djathtë. Por lideri rus, ka nënvlerësuar reagimin e Ukrainës dhe reagimin që Evropa do të jepte në unitet. Pa hezitim u ndërmorën hapat e nevojshëm për të penguar aftësinë e Putinit për të vepruar dhe për të siguruar mbrojtjen e nevojshme që lufta të mos ndalë përparimin e rregullt të ekonomisë tonë”, shtoi ai.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re