Me ceremoni zyrtare jashtë ambienteve të kryeministrisë, është pritur kreu i qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, i cili po zhvillon sot një vizitë në Tiranë.

 

 

Kreu i qeverisë spanjolle është takuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa orën 11:00 do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

 

 

Vizita e kryeministri spanjoll vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë, por nuk ka vizituar Kosovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re