Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, ka deklaruar se marrëveshja e tij politike me kreun e këshillin ushtarak në pushtet lejon rivendosjen e tranzicionit demokratik të vendit.

Marrëveshja e shpallur të dielën midis kryeministrit Hamdok dhe gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, parashikon 14 pika, përfshirë kthimin e Hamdok-it në detyrën e kryeministrit, formimin e një qeverie të kualifikuar profesionale (teknokrate), lirimin e të arrestuarve politik dhe një zotim për të vazhduar bashkërisht rrugën demokratike të kombit.

Në një intervistë me televizionin ‘Sudania 24 TV’, Hamdok tha se ai “nuk hezitoi të nënshkruajë marrëveshjen politike, sepse ajo lejon rivendosjen e tranzicionit civil dhe demokratik”.

Ai përmendi rëndësinë për të “përmbushur meritat e kushtetutës dhe kombit, mbajtjen e zgjedhjeve, për të vazhduar reformat ekonomike dhe për të arritur paqen”.

Më tej, ai tha se marrëveshja po ashtu është për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të “ruajtur përfitimet në dy vitet e fundit”.

Pas lëvizjes së gjeneralit al-Burhan që më 25 tetor rrëzoi qeverinë e kryeministrit Hamdok, sipas Komitetit Sudanez të Mjekëve, vendi ishte dëshmitar i shumë protestave dhe tubimeve që shkaktuan vdekjen e të paktën 42 civilëve.

Para marrjes së kontrollit të pushtetit nga ushtria, Sudani administrohej nga një këshill sovran me zyrtarë ushtarak dhe civil, i cili po mbikëqyrte periudhën kalimtare deri në zgjedhjet e planifikuara të vitit 2023 në kuadër të një pakti për ndarjen e pushtetit midis ushtrisë dhe koalicionit Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re