Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se i marrin shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh të nënshkruar më 28 qershor midis Suedisë, Turqisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe se bisedimet vazhdojnë me të njëjtin seriozitet.

Kristersson në një konferencën për media deklaroi se pika më e rëndësishme në politikën e re të mbrojtjes së vendit të tij është anëtarësimi në NATO.

Ai tha se vendi dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s. “Ne i marrim shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh të nënshkruar më 28 qershor midis Suedisë, Turqisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe vazhdojmë diskutimet tona me të njëjtin seriozitet. Ne flasim shpesh edhe me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin për këtë çështje”, tha Kristersson.

Kristersson tha se një delegacion nga Turqia dy javë më parë pati një takim produktiv me delegacionin e Suedisë dhe të Finlandës në Stockholm.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re