Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se Turqia ka të drejtë të vetëmbrohet nga terrorizmi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së bashkëkryetares së Partisë së Gjelbër, Marta Stenevi, në parlamentin suedez, se pse nuk e ka kritikuar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për operacionin ajror “Kthetra-Shpata” të nisur nga Turqia në veri të Sirisë, të cilin e ajo e quajti shqetësues, Kristersson tha: Turqia ka të drejtë të vetëmbrohet kundër sulmeve terroriste”.

Kristersson u bëri thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë të qetë dhe tha se civilët dhe objektet civile nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut ushtarak.

“Situata në Sirinë veriore është shumë e ndërlikuar. Nga njëra anë lufta kundër organizatës terroriste DEASH, nga ana tjetër, duhet pranuar se Turqia është një vend i ekspozuar ndaj sulmeve terroriste. Duhet theksuar gjithashtu se Türkiye ka të drejtë të mbrohet nga të gjitha llojet e sulmeve terroristëve”, tha kryeministri suedez.

Ai po ashtu theksoi se bota duhet ta kuptojë Turqinë.

“Ka arsye që bota të pranojë se sulmet terroriste që kanë goditur Turqinë janë po aq të këqija sa sulmet terroriste që kanë goditur vendet e tjera. Njerëz në Suedi që marrin pjesë aktivitete terroriste dhe të lidhura me terrorizmin dhe e financojnë atë, nuk e shënjestrojnë Suedinë, por Türkiyen. Ne kemi vendosur që Suedia nuk duhet të jetë strehë e sigurt për ta”, deklaroi Kristersson.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re