Kryeministri Edi Rama , në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, është takuar me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Rama thotë se ka diskutuar me të shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria.

Ndër të tjera ai zbulon se kanë vendosur disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por me të gjitha garancitë e nevojshme.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re