Kryeministri Edi Rama tregoi se po përgatitet një aplikacion i ri, që do t’ua thjeshtojë qytetarëve lëvizjen me makina private për të shkuar në punë. Ai sqaroi se lëvizja e mjeteve do të kryhet vetëm në oraret e përcaktuara 05:00-08:00 për të shkuar në punë dhe 16:00-17:30 për t’u kthyer.

Aplikacioni pritet që të jetë gati brenda 24 orëve dhe Rama shtoi se në aplikacion do të shtohet edhe një fashë e veçantë për ata që punojnë me turne.

“Fasha orare e lëvizjes me makinë private për në punë, do t’i lejojmë dhe po bëhemi gati sot mbase do t’ju paraqesim dhe një aplikim shumë të thjeshtë për të hequr ato strese e vështirësi të natyrshme, në mënyrë që kush ka automjet privat të shkojë në punë, por brenda fashës orare, jo të marrë automjetin për në punë e të bëjë xhiro nëpër qytet.

Do të lejojmë lëvizjen e automjete private për në punë, por brenda fashës orare, 05:00-08:00 për të shkuar dhe 16:00-17:30 për t’u kthyer. Në aplikacionin e ri do të ketë edhe një fashë të veçantë për ata që kanë punën me turne“, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re