Kryeministri Edi Rama lajmëroi se në vend do të injektohet një sasi e madhe kapitali, që do të hapë vende pune dhe do të rikthejë frymëmarrjen në ekonomin e goditur nga COVID-19.

“Nga 1 qershori hapen edhe kantieret e rindërtimit. Njerëzit e prekur nga tërmeti, do të kenë mundësinë që të futen në shtëpitë e tyre. Por jo vetëm kaq. Ka një plan investimesh, që do të injektojë shumë fuqi në ekonominë e vendit, do të krijojë mundësi të reja për punësim, do të gjenerojë frymëmarrjen e organizimit të këtij vendi që është goditur fort, por jo rrëzuar. Si sot viti nga kjo goditje, ata do ta kuptojnë se ne do të bëhemi më të fortë, e uroj edhe më të mirë.”, tha Rama në një komunikim për publikun.

Ai në fund dha edhe një porosi. “Mos harroni të lani duart, pasi ai ende nuk ka ikur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re