31 tetori është afati i fundit i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave në RKS nga serbët e Kosovës. Pavarsisht këtij afati shumë pak serbë e kanë bërë ndryshimin. Për të mos pasur një përsëritje të tensioneve të 1 muaji më parë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shtyrejen e afatit.

 

Por kryeministri Albin Kurti duke folur në Samitin e Ballkani Perëndimor tha se nuk do te ketë më shtyrje.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Në vend se të ishte më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legjitime. Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të përkatësisë kombëtare serbe t’i konvertojnë targat në legjitime. Shumica dërrmuese e serbeve në Kosovë i kanë konvertuar targat.

 

Kreyministri Kurti tha se ai është në kontakt të ngushtë me aletatët dhe se po e trajton me kujdes këtë situatë.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Kur partnerët na japin sugjerime, ne i marrim seriozisht dhe i trajtojmë me kujdes. Unë jam vazhdimisht në kontakt me ministrin tim të brendshëm dhe me drejtorin e Policisë. Jam në bashkëpunim me komandantin e KFOR-it, me ambasadorin amerikane dhe Departamentin e Shtetit. Ne nuk duam asnjëherë t’i befasojmë aleatët e miqtë, por kriminelët. 135.000 qytetarë serbë i kanë letërnjoftimet e Kosovës, pra edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për gjithë komunitetin, por për një pakicë që bën mirë t’i konvertojë targat.

 

Sipas Kurtit, fushata negative dhe aktet kriminale të dhunës që e kanë origjinën në Beograd janë ato që po e vështirësojnë fushatën për ndryshimin e targave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re