Kryeministtri Edi Rama nga Shëngjini ka folur nëse do të ketë negociata me opozitën për rikthimin e jetës normale parlamentare.

Rama tha se nuk do të ketë asnjë negociatë për komisionet hetimore, për të cilat tha se janë sipas një modeli gjerman dhe se nuk mund të zëvendësohen me një model të një grupi shqiptarësh, duke iu referuar këtu deputetëve të opozitës.

“Ligji është bërë mbi modelin bazë që është në fillesë, Por për arsye që janë të panjohura për mua, janë hequr komponentë të rëndësishëm për mua. Këto komponentë janë ftuar aty dhe nuk negociojmë një model gjerman me atë të një grupi  shqiptarësh.

Qasja ndaj parlamentit është qasja e përcaktuar që kur grekët e lashtë ndërtuan skemën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike.

Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes, por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratik për aktivitetin mendor, kështu që nuk më rezulton se gatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë pasur ndonjë ndryshim në këtë aspekt”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re