Banorët e Laprakës dhe 5 Majit kanë dalë sërish në një protestë kundër prishjes së banesave të tyre, duke kërkuar që shteti t’u ofrojë një kontratë zyrtare ku tu sigurojë se do i kompensojë duke u dhënë shtëpi të tjera.

Ata thanë se në takimin që kishin patur me kryeministrin, ky i fundit vetëm ishte tallur me ta dhe ishte sjellë në mënyrë arrogante. Ndërsa sa i përket numrit të ulët të protestuesve të pranishëm, banorët thanë se shumë prej tyre ishin kërcënuar se do të pushoheshin nga puna nëse do merrnin pjesë në protestë.

Një protestuese nga zona e 5 majit: Nuk na ka dhënë zgidhje, aty në TV na thonë ndryshe se do marrim 100% metër për metër por mbeten vetëm fjalë pa u firmosur askund. Ai thjesht na i jep në televizor por jo në realitet me kontratë ekzistuese.

Tjetër protestues i Laprakës: Komunikimi i kryeministrit ka qenë nul fare atë ditë se nuk u ka dhënë asnjë lloj përgjigjie banorëve. Ai ka përdorur një gjuhë arrogante ndaj banorëve, vetëm është tallur me ne. Në numra jemi pak sepse kanë hyrë ata patronazhistat mes nesh dhe presione në shtëpi. Kush është në punë, nuk guxon me ardh këtu. Pra nga presioni i bërë këtu nuk janë shumë veta në protestë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re