Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas votimit, ka shprehur besimin e plotë se votimi do të jetë i suksesshëm dhe se me këtë do të plotësohet dëshira e qytetarëve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

 

Në prononcimin e tij për mediat Zaev, thekson se dita e sotme është një festë e vërtetë për Maqedoninë.

 

“Sot është festë e vërtetë. Unë pres që përmes masovitetit në votime, me pjesëmarrjen e madhe, edhe një herë të konfirmohet uniteti multietnik i qytetarëve tanë dhe uniteti i përgjithshëm politik i qytetarëve pa dallim përkartësinë politik….Unë besoj se një shumicë e madhe e qytetarëve do të jenë PRO, pasi më shumë se 80 për qind e qytetarëve janë për NATO-në dhe BE-në. Unë besoj se kjo shumicë dërrmuese sin ë cdo demokraci, do të jetë një udhërrëfyes i saktë, për ne politikanët dhe për Kuvendin që t’i ndjek dëshirat e qytetarëve dhe në fund. Kuvendi do të votojë për këtë dëshirë të tyre, pasi atje konfirmohet e ardhmja jonë”.

 

 

Kryeninstri Zaev, ka votuar në qendrën e tij të votimit në qytetin e lindjes ne Strumicë, në jug të Maqedonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re