Kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë, Nikolla Dimitrov dhe Renata Treneska Deskoska, janë takuar me grupi i ri i pavarur i deputetëve i formuar nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” të cilët votuan “për” qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese.

 

Ndërkohë nga ana e tyre kanë deklaruar se në këtë takim do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese në pajtim me kërkesat e tyre për përforcimin e identitetit, për zbatimin e anuluar të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut pas hyrjes në BE dhe për shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen.

 

Ndërsa bëhet me dije se në Kuvend akoma nuk kanë arritur projekt-amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe nuk ka paralajmërime zyrtare se kur mund të ndodhë kjo. Supozimet janë se është duke u pritur rezultati prej bisedimeve me grupin e ri të deputetëve. Partitë në pushtet prisnin bisedime edhe me partinë opozitare VMRO-DPMNE por kjo, të paktën zyrtarisht nuk ka ndodhur. Afati pesëmbëdhjetëditor për dorëzimin e projekt amendamenteve skadon të premten.

 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e rregullt koordinues të së hënës i ka informuar koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe nënkryetarët e Kuvendit se është formuar grup i ri i deputetëve. Koordinatore e grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” është Elizabeta Kançeska Milevska, deputete dhe ish-ministre e Kulturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re