Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim në Hotel Plaza me vëzhguesit e OSBE në Tiranë.
Në takim ishin të pranishëm Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, Kreu i Delegacionit të AP të OSBE-së, Björn Söder dhe Koordinatori i EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler.
Tema e diskutimit me siguri ka qenë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit që do të mbahen ditën e nesërme.
Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 Majit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Procesi i votimit nis ditën e nesërme, datë 11 Maj, në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00.
