Maqedonia është shume pranë arritjes se marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev informoi te gjithë aktoret politike ne Shkup për rezultatin e deritanishëm te negociatave mes dy vendeve.
 
Ne takim kreu i VMRO-se beri te ditur se forca qe ai drejton mbështet integrimin por kërkoi qe te mos dëmtohen interesat kombëtare te Maqedonisë. Pjese e takimit informues me kryeministrin ishte edhe lideri i partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
 
Zoran Zaev u takua me homologun e tij grek gjate punimeve te forumit botëror ekonomik ne Davos, fokusi i takimit ishte pikërisht arritja e marrëveshjes për zgjidhjen e konfliktit te emrit mes Shkupit e Athinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re