Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka raportuar para deputetëve britanikë në lidhje me vendimin e saj që Britania e Madhe të marrë pjesë në sulmet ajrore ndaj Sirisë.

Duke iu përgjigjur liderit të Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbin, May tha se pikërisht qeveria e fundit laburiste kishte ndërhyrë në Kosovë me arsyetimin e zbutjes së vuajtjeve humanitare.

‘Mirror’ raporton se kryeministrja britanike ka thënë gjatë përgjigjes, se dallimi i vetëm është se në Siri janë përdorur armët kimike.

“Zbutja e vuajtjeve humanitare është arsye e vlefshme e cila është përdrorur nga partia laburiste në ndërhyrjen në Kosovë”, ka thënë May.

Kryeministrja britanike ka vazhduar të këmbëngulë se veprimi per nderhyrje ishte i duhuri.

Ajo është përballur me kritika të shumta për pjesëmarrje në këto sulme, sidomos nga partitë rivale në opozitë.l.net.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re