ZELANDË E RE- Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është përballur me situatë të sikletshme gjatë një prononcimi të saj me gazetetarët. Teksa ajo kishte dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje lidhur me koronavirusin, toka u lëkund nga një tërmet 5.8 të shkallës Rihter.

Ardern e kaloi situatën duke qeshur dhe duke përshëndetur me dorë të gjithë qytetarët që po e ndiqnin ‘live’.

“Jemi mirë,”– tha Ardern, duke sinjalizuar se ishte e gatshme të vazhdonte intervistën pas stabilizimit të gjendjes. Më vonë, Ardern u tha gazetarëve se mendimi i parë që filloi të tronditej dhoma ishte: E ka seriozisht?”

Ardern, si shumica e shtetasve të Zelandës së Re, është mësuar me tërmetet. Zelanda e Re shtrihet në “Unazën e Zjarrit” një vend aktiv nga ana sizmike.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re