Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin duket se ka humbur mundësinë për të marrë një tjetër mandat në pushtet, duke pasur dy kundërshtarë konservatorë në një garë intensive trepalëshe për kontrollin e parlamentit.

 

Partia e Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë fitoi të dielën në mbrëmje me rreth 97.7% të votave të numëruara, duke dalë në krye me 20.7%.

 

Partia populiste e krahut të djathtë, finlandezët, ndoqi nga afër me 20.1%, ndërsa socialdemokratët morën 19.9%.

 

Meqenëse tre partitë kryesore morën rreth 20% të votave secila, asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje të formojë vetëm një qeveri.

 

Më shumë se 2,400 kandidatë nga 22 parti po konkurronin për 200 vendet në parlamentin e vendit nordik.

 

“Bazuar në këtë rezultat, bisedimet për formimin e një qeverie të re në Finlandë do të nisin nën udhëheqjen e Partisë së Koalicionit Kombëtar,” tha kreu i partisë Petteri Orpo, teksa pretendoi fitoren i rrethuar nga mbështetësit, raporton BBC.

 

Në moshën 37-vjeçare, Marin është një nga lideret më të reja të Evropës dhe është përshëndetur për menaxhimin që kabineti i saj bëri ndaj pandemisë COVID-19, si dhe për rolin e saj të spikatur së bashku me Presidentin Sauli Niinisto në mbrojtjen për aplikimin e suksesshëm të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re