Kryeminstrja e Italisë, Giorgia Meloni mbërriti në Serbi në vizitën e parë të saj në këtë vend ku u prit nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Shkëmbimet tregtare, integrimi i Serbisë në BE dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve ishin diksutimet kryesore mes dy liderëve.

 

“Marrëdhëniet tona tregojnë rëndësinë strategjike që Serbia ka për Italinë dhe për këtë arsye ne do të jemi në krye të vendeve që aspirojne për zgjerimin dhe ribashkimin e Evropës. Evropa nuk është një klub që dikush të vendosë se kush do të jetë atje dhe kush jo. E di që Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive ndaj dialogut me Kosovën. Italia e mbështet fuqishëm këtë proces”, tha Meloni.

 

Ndërsa Vuçiç u fokusua më tepër te aspekti ekonomik, duke konfirmuar vendimin për prodhimin e Pandas së re elektrike në fabrikën në Kragujevc në Serbisë.

 

“Nieli i shkëmbimit të mallrave është 4.6 miliardë euro dhe besojmë se mund të rriutet edhe më shumë në të ardhmen kur Stelantis të nisë prodhimin e Pandës në Kragujevc”, tha Vuçiç.

 

Giorgia Meloni ndaloi në Serbi pas kthmit nga Dubai, dhe vizita zgjati vetëm disa orë./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re