Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, shprehu vullnetin e vendit të saj për të zgjeruar bashkëpunimin me Turqinë brenda NATO-s.

Duke folur në një konferencë për media me Presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, në Stokholm, Andersson tha se Suedia kujdeset për negociatat me Turqinë për synimin e vendit të saj për anëtarësimin në NATO.

“Ashtu si NATO dhe BE, Suedia gjithashtu qëndron për të luftuar të gjitha format e terrorizmit”, tha ajo, duke shtuar se ata janë të gatshëm për dialog me Turqinë “për të diskutuar dhe zgjidhur pikëpyetjet ekzistuese”.

Duke thënë se është gati të bëjë një vizitë në Turqi lidhur me këtë çështje, Andersson konfirmoi se Finlanda dhe Suedia do të paraqesin zynimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake së bashku të mërkurën në selinë e NATO-s në Bruksel.

Nga ana e tij, Niinisto tha se ishte i befasuar nga Turqia që kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe shprehu gatishmërinë për negociata me Ankaranë.

Turqia, një anëtare e NATO-s për 70 vjet, ka shprehur kundërshtime ndaj synimeve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, duke kritikuar dy vendet nordike për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste, si YPG/PKK dhe FETO.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve. YPG është dega siriane e PKK-së.

FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016 në Turqi, në të cilin 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën.

Qeveria turke akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re