Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, njoftoi se në muajin shkurt do të largohet nga detyra dhe se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë vit.

Kryeministrja 42-vjeçare Ardern, në një deklaratë njoftoi se jo më vonë se 7 shkurt do të largohet nga detyra e saj si kryeministre që ka vazhduar për “6 vite të vështira”.

Ndër të tjera Ardern, tha se nuk do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 14 tetor në Zelandën e Re dhe se do të largohet edhe nga kryesimi i Partisë Laburiste.

Ajo më tej ka shtuar se kohët e fundit ka menduar për këtë çështje dhe se ka “shpresuar të gjejë një rrugë për t‘u përgatitur për jo vetëm një vit, por edhe për një mandat tjetër” por që nuk ka mundur të arrijë ta bëjë këtë.

“Është një gjë të drejtosh vendin tënd në kohë paqeje, është tjetër gjë ta drejtosh atë gjatë krizës” deklaroi Ardern.

Duke vënë në dukje se është e vetëdijshme për nevojat e profesionit, Ardern tha se: “Tashmë e di se nuk jam as e mjaftueshme sa t’i jap atë që meriton kësaj pune. Nëse vazhdoj, do t‘i shkaktoja dëm Zelandës së Re”.

Ardern, kur u zgjodh kryeministre në moshën 37-vjeçare në tetor 2017, ajo fitoi titullin si kryeministrja më e re në botë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re