Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, theksoi se Kombet e Bashkuara (OKB) kanë “dështuar” për të dhënë përgjigje ndaj luftës së Ukrainës.

Sipas lajmit të The New Zealand Herald, Ardern, në një fjalim në Institutin Lowy në Sydney ka shprehur se OKB “ka falimentuar në aspektin moral”.

Ardern, vuri re se OKB ka “dështuar” për të dhënë përgjigje në mënyrën e duhur ndaj luftës së Ukrainës për shkak të qëndrimit të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), por që beson se për të zgjidhur problemet ndërkombëtare duhet të aplikohet sërish në organizata shumëpalëshe si OKB-ja.

“Zelanda e Re kur kërkon zgjidhje ndaj problemeve si për luftë ashtu edhe për mosmarrëveshje do të aplikojë në këto institucione të cilët do të veprojnë si ndërmjetës dhe kur është nevoja edhe si gjyqtarë”, deklaroi kryeministrja Ardern.

Më tej ajo shtoi se në rast se organizatat ndërkombëtare në fjalë dështojnë, është e nevojshme që “të gjenden rrugët për ti forcuar ato”.

Duke bërë thirrje për reformë në OKB, Ardern kërkoi që të sigurohet burim për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re