Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern njoftoi të hënën heqjen e masave të paraqitura në Auckland për të luftuar valën e dytë të epidemisë COVID, duke pretenduar se vendi i saj ka “mundur përsëri virusin”.

Zelanda e Re ndaloi plotësisht valën e parë të koronavirusit në maj falë masave të rrepta dhe vendi regjistroi një seri prej 102 ditësh pa njerëz të infektuar rishtas.

Por një shpërthim i ri i epidemisë u zbulua në gusht në qytetin më të madh të Zelandës së Re, duke i detyruar autoritetet të imponojnë përsëri masa të rrepta një-javore të mbylljes për 1.5 milion njerëzit e Auckland-it, të cilat zgjatën deri në tre javë.

Më pas, asnjë rast i ri i infeksionit me koronavirus nuk u raportua në qytetin verior për 12 ditë, dhe kryeministrja Ardern konfirmoi që epidemia ishte tani nën kontroll, duke mirëpritur banorët që duhej të duronin një bllokim të ri.

“Auckland dhe e gjithë Zelanda e Re kanë qëndruar në një plan që ka patur sukses dy herë deri më tani. Dhe ata e kanë mundur përsëri virusin,” tha ajo.

Suksesi erdhi në kohën e duhur për të, duke qenë se zgjedhjet parlamentare po mbahen më 17 tetor. Ka shumë të ngjarë që Ardern të mbetet në krye të qeverisë pas zgjedhjeve.

Por Ardern paralajmëroi të mos “flihej mbi dafina”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re