“Ne nuk duhet të lejojmë Putinin të përdorë mungesën e ushqimit si një armë kundër Evropës, siç po bën tashmë me gazin dhe naftën”.

 

Kështu deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në komunikimin e Dhomës në funksion të Këshillit Evropian.

 

“Hapësira për manovrim për armëpushimin duket shumë e kufizuar sot, por Italia në çdo rast do të mbështesë përpjekjet e propozuara. Bashkimi Evropian duhet të marrë një rol më prerës në këtë front për të mirën e të gjithë kontinentit”, shtoi më tej  Meloni.

 

Së fundmi mes liderve të BE Është arritur një marrëveshje për një paketë propozimesh që përfshijnë një plan ndihme prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2023.

 

Nga ana tjetër Zelensky i kërkoi G7 “të rrisë ndihmën për Ukrainën në sektorin e gazit.

 

 

“Terrori kundër termocentraleve tona na ka detyruar të përdorim më shumë gaz sesa pritej. Për këtë arsye ne kemi nevojë për mbështetje shtesë këtë dimër të veçantë. Po flasim për një vëllim prej rreth dy miliardë metra kub gaz, i cili duhet të sigurohet shtesë”, tha presidenti ukrainas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re