Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më energjike dhe e
drejtpërdrejtë e skenës shqiptare. Në këtë mënyrë ajo sigurohet që
gjithmonë të thotë mendimin e saj ashtu si e ndjen.

Kësaj radhe Aurela e kishte mesazhin e saj për kryeministren serbe
Ana Bërnabiq, e cila i quajti shqiptarët “njerëz të ardhur nga mali”.

Këngëtarja ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet Bërnabiqit përmes një thënie të Gjergj Fishtës.

“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet
ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj
Fishtës, të cilin e postoi Gaçe.

Këngëtarja ia shtoi edhe këto fjalë “Kot po i kthejme nje pergjigje
kesaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqe na
permendi, t’ja kthejmje me te vertete historike”.






Previous articleFloriana Garo tregon për herë të parë si u njoh në Linkedin me bashkëshortin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re