Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se luftën më të ashpër me DEASH-in e ka zhvilluar Turqia në një territor prej 2 mijë kilometra katrorë në operacionin “Mburoja Eufratit”, duke shtuar se në atë rajon janë rikthyer më shumë se 100 mijë njerëz të cilët vazhdojnë jetën e tyre normale, raporton AA.
Në qytetet Hatay, Kilis hidhen bomba, raketa dhe vazhdimisht kryhen provokime, ka theksuar Yıldırım, gjatë një fjalimi në programin “Bisedat Beyoğlu” të mbajtur në Stamboll.
“Ne në atë rajon kemi neutralizuar rreth 3.600 militantë të DEASH-it, dhe kjo është e mundur që bëhet në të gjithë Sirinë, ne këtë po përpiqemi të bëjmë. Ndërkohë që Amerika po e ngre botën në këmbë, teksa nuk ka asgjë. Në lidhje me Sirinë ka shumë fjalë dhe punë pak. Disa pyesin pse ndërhyn Turqia në Afrin? Sepse PYD/YPG-ja e cila është njëjtë me organizatën terroriste PKK ka ardhur në vitin 2012 dhe është vendosur në Afrin i cili ka një strukturë demografike të përbërë kryesisht 60 për qind nga arabët, 35 për qind nga kurdët dhe turkemenët e grupe të tjera të vogla etnike. Ata fillimisht nisën të mblidhnin haraç, i morën pronat, i morën fëmijët me detyrim ushtarë dhe në vitin 2014 thanë se ‘ne këtu e kemi shpallur kanton’”, tha Yıldırım.
Kryeministri i Republikës së Turqisë, deklaroi më tej se lëshuan një deklaratë se do të formojë një ushtri prej 30 mijë personash në kufirin jugor të Turqisë, duke shtuar se: Kufijtë jugorë të Turqisë janë kufijtë e NATO-s. Unë nuk mund ta kuptoj që një vend i NATO-s të formojë një ushtri, duke i parë si kërcënim kufijtë e NATO-s. Kjo është haptazi një armiqësi. Turqia nuk do të lejojë këtë situatë skandaloze pavarësisht se cila forcë qëndron pas kësaj, pa dallim emri”
“Turqia kërkon përfundimin e luftës në Siri e cila ka shkaktuar vdekjen e afërsisht 800 mijë njerëzve dhe migrimin e miliona të tjerëve. Rusia, Irani dhe Turqia kanë ndërmarrë një iniciativë dhe nuk dëshirojmë që puna që kemi kryer të ndërpriten. Disa vende që ne i dimë aleate dhe mike po armatosin PKK-në, pra PYD-në, YPG-në që janë të njëjtat me njëra-tjetrën, që ne i njohim që prej 35 vitesh. SHBA është një vend i madh dhe ka një ushtri të madhe. Teksa ka këto mundësi a mos vallë është një vend që ka nevojë për 3-5 terroristë, për një organizatë të ulët terroriste?”, ka theksuar Yıldırım.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re