Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel, Zef Mazi, ishte i ftuar në emisionin “Java në RTSH” për të folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Mazi u shpreh se do të kemi lajme të mira në muajin qershor, por nuk mundet të jap një përqindje shansesh për vendin tonë.

Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria i ka plotësuar 15 kushtet, ku 4 kushte duheshin plotësuar para konferencës së parë.

“Viti 2020 ishte shumë i vështirë edhe për Unionin Europian ku ka pasur për të mbyllur 3 gjëra madhore, ku mes tyre ka qenë edhe zgjerimi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në 25 mars të vitit të kaluar KE mori vendim që të hapen negociatat. Tani pritet caktimi i datës për konferencën e pare ndërqeveritare.

Ndërkohë, nga vjet deri sot, disa shtete kanë kërkuar që Shqipëria të plotësojë disa kërkesa.

Ka pasur 15 kërkesa, nga të cilat 4 ishin kushte para konferencës së pare, edhe këto të 4 edhe 11 të tjerat janë plotësuar të gjitha.

Në vijim të raportit të mëparshëm, është kërkuar të bëhet raporti tjetër ku për mua është raporti më i mire dhe më pozitiv për Shqipërinë.

Pra, hapja e negociatave është e mundshme, por nuk mundem të them një përqindje të shanseve. Do kemi lajme të mira në qershor.”– u shpreh Kryenegociatori Mazi në emisionin “Java në RTSH”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re