Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi janë kapur nga policia duke kryer punime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës.

Policia raporton se shtetasit me iniciale B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T.,  të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

“Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T.,  të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Kontrolle intensive në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Ndërtuan në mënyrë të paligjshme në banesat e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1,  në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T.,  të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re