Kreu i Kishës Katolike në Hungari, kardinali Peter Erdo, u distancua nga pika më e diskutueshme e qeverisë së krahut të djathtë e kryeministrit Viktor Orban, në një intervistë të botuar të premten.

“A mundet një shtet, një kontinent të quhet ‘i krishterë?’”, pyeti Erdo në një intervistë me një portal të pavarur konservator, duke iu referuar përcaktimit të Orbanit për Europën si “e krishterë”.

“Kjo, tha kardinali, mund të bëhet në funksion të traditave të veçanta, por në fund të fundit besimi i  individit është më i rëndësishëm”, theksoi ai.

Erdo nuk është përmendur drejtpërdrejt Orbanin, por qartazi iu referua atij në kritikat e lëshuara, kur gjatë komenteve përmendi frazat “politikë e krishterë” apo “kombi hungarez i krishterë”, pjesë këto të ligjërimit të Orbanit.

Erdo paralajmëroi se krishterimi nuk e kundërshtonte Islamin, ndërkohë që Orbani e ndihmoi atë të fitonte mandatin e tretë vitin e kaluar.

“Qëllimi ynë nuk mund të jetë shkaktimi i konflikteve mes besimeve e kulturave, por e kundërta”, tha kleriku i lartë hungarez.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re