Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan tha se Rusia nuk u përgjigjet njoftimeve lidhur me pretendimet se ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Me kërkesë të Francës dhe Shqipërisë u mbajt seanca jozyrtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e njohur si “formula arria” (arria formula) për të trajtuar krimet e kryera në Ukrainë.

Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Kahn duke folur në seancë theksoi se 43 vende kanë referuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pretendimet e tyre për krime lufte në Ukrainë.

“Rusisë i kam dërguar 3 njoftime por nuk kam mundur të marr përgjigje. Do të vazhdoj ta provoj. Ne nuk kemi ndonjë program dhe agjendë politike përveç se arritjen e të vërtetës”, tha Khan.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re