Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut, Eric Schneiderman ka dhënë dorëheqjen pasi është akuzuar për dhunë seksuale ndaj 4 femrave.

Schneiderman, një demokrat, aleat i Guvernatorit të shtetit të New Yorkut, ishte ai që arrestoi procudentin e Hollywood-it, Harvey Weinstein pikërisht për dhunë ndaj femrave.

Katër gratë njujorkeze e akuzuan prokurorin se i ka dhunuar ndërsa kishte konsumuar sasi të madhe alkooli ndërkohë që ishte në detyrën e lartë të prokurorit.

Vetë prokurori tha se ka kryer “lojra” me ta me konsensusin e plotë të grave.

Schneiderman ishte pjesë e një lëvizjeje kundër dhunës ndaj grave dhe bënte prej kohësh moral publik, ndërkohë që vetë vepronte ndryshe.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re