Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Anëtarët e KLP-së shqyrtuan dosjet e katër kandidatëve që shprehën interes për postin e kreut të akuzës, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela dhe Lulzim Alushaj.

Në përfundim Këshilli vendosi se dokumentacionet e paraqitura nga Marku, Memçaj dhe Çela i plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Ndërkohë, kandidati Lulzim Alushaj me profesion avokat, nuk plotëson kushtin për 15 vjet punë.

Në këtë fazë, KLP miraton tre kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar.

Më tej bëhet renditja e kandidatëve nga një në tre dhe lista i dërgohet kuvendit për votim. Kjo pritet për tu parë në vazhdim se kush do të listohet i pari ndërmjet, Markut, Celës apo Memçajt.

Si zakonisht në mbledhjet e KLP-së janë të pranishëm përfaqësues nga EURALIUS e OPDAT.

*Foto 1: Olsian Cela
2 Arta Marku
3 Fatjona Memçaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re