Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me emrat e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas KLP ata janë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në listë është edhe kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Njoftimi i plotë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të nenit 221, pika 4, të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:I) Prokuroria e Përgjithshme1. Olsian Çela;2. Thoma Jano;3. Arqilea Koça;4. Alfred Progonati;5. Alma Muça;6. Anila Leka;7. Kudusi Shahu;8. Kujtim Luli;9. Sokol Stojani.II) Prokuroritë e Apeleve1. Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);2. Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);3. Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);4. Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);5. Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);6. Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);7. Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);8. Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);9. Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re