Kryeministri Edi Rama ripërsëriti ftesën drejtuar opozitës për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama ftoi Bashën tëbëhet pjesë e një “pakti për Europën” që nis kështu me zgjedhjen me konsensus të prokurorit të përkohshëm. “Basha ta dëgjojë mirë mesazhin që përcolla.
 
Politika e ditës të mos e dëmtoje procesin e integrimit. Unë shpresoj në një zgjedhje të mirëkuptuar të prokurorit me opozitën. Por nëse ata nuk do të duan të kontribuojnë, ne do të zgjedhim vetë prokurorin e përkohshëm me shumicë te thjeshtë sic e përcakton qartë edhe baza ligjore, u shpreh kreu i qeverisë duke “kërcënuar” në mënyre indirekte opozitën për ta lënë menjanë në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.
 
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja përsëriti apelin për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës për prokurorin e përkohshëm pasi afati për kandidim është deri këtë të martë ora 18:00

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re