Skip to content

Kryeprokurorja Marku “mbështet” Bashën: Vlora, me e kriminalizuara në vend

Ka qenë një koiçidencë fakti që ndërsa kreu demokrat Basha i bënte rezymenë krimit në Vlorë, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku e shpallte Vlorën si me shkallën më të lartë të kriminalitetit.

Duke raportuar në Kuvend, ajo tha se “numri më i lartë i procedimeve penale në është në Tiranë, Vlorë. Numri më i ulët i procedimeve penale është në Përmet, Pukë dhe Mat. Përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka qarku Dibër dhe më të lartë qarku i Vlorës”.

 Ndërkohë, ajo theksoi se ka një rritje të kallzimeve penale, por ulje të proçedimeve për korrupsion.

“Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale. Lufta kundër korrupsionit ka qenë prioritet edhe për këtë vit. Konstatojmë ulje të procedimeve për korrupsionin në sistemin e drejtësisë”, tha gruaja në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Por nga Vlora, prej gjuhës opozitare, ajo u quajt një “kukull” e Edi Ramës.