Në një pjesë të largët të Venezuelës, lumi Katatumbo takon liqenin e Marakaibo-s. Pikërisht kjo zonë, është shtëpi e një fenomeni unik dhe me të vërtetë spektakolar. Këtu numri i vetëtimave konsiderohet si më i larti në të gjithë planetin, me shkarkesa elektrike që shpesh zgjasin deri në 10 orë gjatë një nate.

BBC i ka kushtuar një kronikë rrufeve të Katatumbo-s, zonë e njohur ndryshe si ‘kryeqyteti’ i vetëtimave. Sipas përllogaritjeve të kryera nga studiuesit, në ‘kryeqytetin’ e vetëtimave bien afro 1.6 milionë rrufe në vit.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re