Kjo është një e enjte e pazakontë për qytetarët shqiptarë, të cilët të detyruar nga hyrja në fuqi e aktit normativ për mbajtjen e maskës me detyrim, kanë mbajtur këto barriera mbrojtëse gjatë lëvizjes në rrugë e sheshe.

 

Disa prej qytetarëve që kanë vendosur ta mbajnë maskën, shprehen se i tremben nje izolimi të dytë.

 

Qytetare 1

 

Do ta mbajmë maskën, me rritjen e numrit të rasteve, mund të na vijë karantina. Nuk është gjë e mirë për ne.

 

Qytetare 2

 

Patjetër që do i mbajmë maskat.

Unë e kam mbajtur edhe ma parë por prapë do e mbaj. Për të ruajtur veten e të tjerët.

 

Por ka edhe nga ata qytetarë që kanë zgjedhur të mos e mbajën maskën.

 

Une nuk e vendos kur ec rrugës, vetëm në vendet e mbyllura që është e dertyrueshme ta mbash. Nëse njerëzit binden ta mbajnë maskën vetëm nga frika e gjobës , është gabim.

 

Do ta vendosim, e harrova në makinë.

 

Unë e kam maskën, por më lotojnë syte dhe e kam të pamundur ta mbaj.

 

 

Ndërsa gjatë punës në servis apo në parukeri është shumë e vështirë mbajtja e maskës shprehen punëtorët, pasi vështirëson shumë frymëmarrjen.

 

Kjo puna që kemi ne është e lodhshme që të mbash maskë, sepse nuk e duron dot.  Je i detyruar ta heqësh ndonëherë, e mbajmë nga e keqja.

Është mirë sepse kur je në distancë të largët, robi do të marrë pak ajër. Në punë kam maska njëpërdorimshe, në shpi artizanale.

 

Por përdorimi i maskës ka edhe kosto financiare për qytetarët, të cilët shprehen se po përdorin ato artizanale.

 

Ato i bejmë në rrobaqepsi sepse me ndihmën ekonomikë nuk e përballojmë dot. Mund ti qepim vetë. I mbajëm por kanë kosto. Nuk blej cdo ditë, i blej shumë përdorimshme i laj i hekuros.

 

Blutë e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake  janë në terren për të parë mbarëvajtjen e këtij vendimi, dhe në rast konstatimi të mosmbajtes së maskes, masa administrative do të jetë 3 mijë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re