Skip to content

Kryeqyteti në flakë, revolta studentore ‘merr në kontroll’ Tiranën! Zjarr koshave të plehrave dhe disa institucioneve! Forca policie, gaz lotsjellës dhe autobotë uji gjatë protestës

forca te policie

“Kur zëri i tyre nuk dëgjohet, revolta bëhet e pashmangshme!” Me këtë klimë pakënaqësie, në vend, studentët dhe të rinjtë kanë vijuar protestat në Tiranë, duke i zhvendosur ato në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Të rinjtë përballen me arrogancën e pushtetit, kushtet e vështira të jetesës, çmimet e larta, me kushte mësimore të cilat vetë studentët shprehen të pakënaqur, me konvikte në gjendje të mjerueshme dhe jo dinjitoze për rininë që është e ardhmja e vendit.

Tubimi i sotëm u shoqërua me përplasje me policinë, përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe incidente me zjarrvënie. Pasi studentët i vunë zjarrin disa institucioneve duke djegur karrige e tavolina, ndonëse është hedhur masivisht gaz lotsjellës në drejtim të tyre kjo nuk i ka sprapsur ata.

Përplasjet u shënuan edhe pranë Kryeministrisë, ndërsa demonstruesit u shpërndanë në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë “Piramidën” dhe Kryesinë e Kuvendit ku edhe hapën derën me forcë dhe ndezën zjarr në hyrje të godinës.

Gjatë protestës, një biznes pranë zonës së “Kullave Binjake” është përfshirë nga flakët, ndërsa janë raportuar edhe incidente të tjera me djegien e koshave.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë vijuar qëndrimin në rrugë, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij kanë shoqëruar tubimin.

Por protesta ka marrë edhe përmasa politike, me demonstruesit që kërkojnë largimin e qeverisë.

Në sfond janë edhe debatet për çështjen e AKSHI-t dhe zhvillimet që lidhen me Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), të cilat kanë shtuar vëmendjen publike ndaj institucioneve.

VIDEO/ Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia

VIDEO/ Një student shoqërohet nga disa efektivë, i riu dhunohet dhe goditet gjatë futjes në furgonin e policisë

Protesta në Tiranë, reagon ministri i Brendshëm, Ervin Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

Lëndohet operatori i News24/ Elvin Kamberi mbetet i dëmtuar gjatë përplasjes me policinë ndërsa xhironte në terren

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Protestuesit ndezin vatra zjarri në Rrugën e Durrësit, i vendoset flaka edhe një kulle shumëkatëshe pranë qendrës së Tiranës. Studentët tentojnë të futen në Komisariatin 2

Përplasje të ashpra te 21 Dhjetori/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

BILD jehonë protestës në Tiranë: Revolta studentore! Përplasje, zjarr dhe thirrje për largimin e Ramës

Studentët vazhdojnë protestën, një pjesë e tyre zhvendosen te “Zogu i Zi”, ndizet zjarr në mes rrugës. Thyhen edhe xhamat e filialit të një banke

VIDEO/ Flakë në disa institucione, tym e gaz lotsjellës! Parlamenti në “shënjestër” të protestuesve, studentët vijojnë revoltën në rrugët e Tiranës

VIDEO/ Protestuesit zhvendosin revoltën te Ministria e Drejtësisë, studentët i vënë flakën godinës

Digjen dy automjete të Bashkisë së Tiranës në hyrje të Rrugës së Durrësit

Alarm para ndeshjes historike të Egnatias në Europë, policia heziton të marrë përsipër sfidën ndaj Midtjylland

VIDEO/ Nga stadiumi në rrugë, tifo-grupi i Tiranës i bashkohet revoltës popullore kundër qeverisë Rama

Tensionet përfshijnë kryeqytetin/ Protestuesit ndahen mes Parlamentit dhe Bulevardit, policia përdor autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës

Tirana në kaos/ Brohorima në shesh: Dorëheqje, dorëheqje! Zjarr pranë “Kullave Binjake”. Efektivët hedhin gaz lotsjellës mes turmës

Protesta në Tiranë/ 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë, mes tyre 4 efektivë policie

Media amerikane jehonë revoltës së studentëve: Shpërthimi më i dhunshëm i protestave kundër korrupsionit! Qytetarët po sfidojnë qeverinë dhe Ramën

Protestuesit hapin derën e Kryesisë së Kuvendit, ndizet zjarr te hyrja e godinës! Policia hedh gaz lotsjellës. Shtohen forcat e efektivëve

VIDEO/ Ervin Salianji me të rinj, i bashkohet protestës studentore. Revolta në Tiranë nuk ka të ndalur

Flamuri kuq e zi valëvitet mes turmës! Studentët në protestë që prej orës 09:00/ Nuk i ndali as gazi lotsjellës! “Rrethojnë”, Piramidën, Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit. Nisin sërish shoqërimet nga policia