Inspektimet online kryheshin vetëm nga Inspektorati Shëndetësor, duke qene se institucionet e tjera nuk kishin baze materiale. Për kete arsye Inspektorati Qendror ka bërë të mundur pajisjen me kompjuter e printer portabël, si dhe lidhjen me internet për të gjitha grupet e inspektimeve. Kontrollet online me dokumente e lista verifikimi të standardizuara, duke përdorur sistemin elektronik, janë kërkuar të kryhen online në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik 2017.
 
Gjate takimit qe u zhvillua ne Inspektoratin Shtetëror, zv/kryeministrja Senida Mesi tha se duhen minimizuar e bërë zero fenomenet e gjobvënies apo sjelljeve abuzive të trupave të inspektimit. Ndërsa Inspektori i Përgjithshëm Shkelqim Hajdari tha se inspektimet e formalizuara do të kryhen nga nëpunësit në të gjithë vendin”.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re