Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për të bërë një hap pas dhe për të thirrur më 20 qershor Këshillin Kombëtar.

gazmentbardhi1

Ai shprehet se e mbështet vendimin dhe shton se pa vendim të Këshillit Kombëtar, nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Bardhi thotë se shumë shpejt do të nisë njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin e saj.

“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të PD”, tha Bardhi per News24.

Vendimi i sotëm vjen pas debateve të mbledhjes së disa ditëve më parë, kur anëtarët e Kryesisë të cilët votuan për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD më 29 korrik, deklaruan se nuk ishte e domosdoshme mbledhja e Këshillit Kombëtar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re