Në mbrëmje grupi që mban logon e Partisë Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të shpallur të paligjshëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në një deklaratë për mediat në fund të mbledhjes, Kryesia sqaroi se thirrja e Këshillit Kombëtar është në shkelje të Statutit.
Kryesia ka akuzuar Bardhin se ka thirrur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar mbështetës të Sali Berishës, duke i cilësuar ata anëtarë të forcave të tjera politike dhe jo anëtare të PD.
Sipas anëtarëve të Kryesisë, lëvizjet politike të Bardhit synojnë t’i dorëzojnë PD Berishës.
Për këte arsye në mbledhjen e sotme kryesia e [artisë Demokratike vendosi të dorëzojë në komisionin e apelimit, integritetit dhe etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te sekretarit të përgjithshëm në statutin e Partise Demokratike.
Kryesia thekson se pavarësisht lëvizjeve të Bardhit, në 29 korrik demokratët do të zgjedhin kryetarin e ri të PD.