Më datë 29 korrik, Partia Demokratike do të ketë një emër kryetari, pas shumë polemikash mes njëri-tjetrit lidhur me çështjen e lidershipit.

 

Ky vendim është marrë gjatë mbrëmjesh së djeshme në mbledhjen e gjatë të Kryesisë së PD.

 

Vendimi ka marrë miratimin e 17 anëtarëve të Kryesisë, dy kundër dhe tre të tjerë kanë abstenuar.

 

“Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime. Bashkëlidhur vendimi i Kryesisë së PDSH”, thuhet në njoftim.

 

Ish kreu i PD, Lulzim Basha i është rikthyer jetës aktive politike pas dorëheqjes së tij ose siç ai e quan, një hap pas për të mirën e partisë. Rikthimi i tij ka rikthyer po ashtu edhe një tjetër ‘përplasje’ brenda llojit që përballet me pikëpyetjen në Lulzim Basha duhet të rimarrë drejtimin e PD apo kjo forcë mund të rigjenerohet vetëm duke rigjeneruar lidershipin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re