Kryesia e PD-së vendosi gjatë një mbledhje të hënën që të përjashtojë 9 anëtarë nga partia, mes tyre edhe Sali Berisha.

Por mes emrave të tjerë të përjashtuar nga partia ishte edhe ai i Edmond Spahos. Ky i fundit në një prononcim nga Korça ka thënë se vendimi i Kryesisë është i pavlefshëm.

“Vendimi është i pavflefshëm pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka pas ekzistuar as me statutin e miratuar në Korrik pasi nuk u zbatuan kriteret statutore të zgjedhjes me 2 kandidatura. 60% e saj u emërua nga Lulzim Basha.  Së dyti në Kuvendin e 11 dhjetorit 4446 delegatë kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kryesinë e ashtuquajtur kryesi e PD. Shkarkimi i Lulzim Bashës është vendosur nga 44 mijë anëtarë. Këta që shihni këtu, këta të shkarkoj në dhe jo Lulzim Basha”, tha Spaho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re