Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë miratuar emrat e kandidatëve për kryetar të PD-së.
Mësohet se Kryesia ka skualifikuar 5 persona nga gara për zgjedhjet e 13 qershorit dhe ka miratuar vetëm katër.
Konkretisht mësohet se në garën për kryetar të PD-së do të përballen Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.
Pas skualifikimit të 5 kandidatëve, ka reaguar anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha. Me tone të ashpra, Hoxha thotë se ky është një akt komunist.
“T’i heqësh të drejtën dikujt për të kandiduar është akt komunist”, shkruan ai shkurtimisht në rrjetet sociale.
