Kryesia e PD gjatë mbledhjes me urgjence mbremjen e kesaj të shtune, vendosi qe Keshilli Kombetar qe do te mblidhet diten e neserme te votoje shkarkimin e Kreut te Keshillit Kombetar, Edi Paloka.

Po ashtu Keshilli Kombetar te votoje per shkarkimin e Anetareve te Kryesise qe moren pjese ne Kuvendin e 11 Dhjetorit duke kerkuar zevendesimin e tyre.

Thirrja e mbledhjes se jashtezakonshme te Keshillit Kombetar behet me qellim qe ky organ te dale edhe me nje rezolute te posacme per situaten e krijuar ne PD.

Kryesia propozon qe Keshilli Kombetar te dielen te shkarkoje 11 kryetaret e degeve te PD qe nuk firmosen per mbajtjen e Kuvendit ne 18 dhjetor, e po ashtu Kryesia propozon shkarkimin e 4 sekretareve per te bere funksional sekretariatin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re