Partia Demokratike ka kërkuar nga degët e saj në të gjitha qarqet që të plotësojnë një formular në lidhje me analizimin e asaj që e cilësojnë masakrën zgjedhore.

Ky vendim u mor ditën e djeshme në Kryesinë e PD-së.

Në udhëzimin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, që mban datën e djeshme kërkohet që degët e selisë blu të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e nxjerra nga zgjedhjet e 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re