Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot (15 qershor) që të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtare me 20 qershor, me qëllim për të nisur organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë. Ndërkohë pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023.

Fushata zgjedhore për kryetarin e ri zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023.

Ndërsa zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.

Kujtojmë që Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re