Dërgimi nga Shqipëria i 30 mjekëve në Itali për emergjencën koronavirus ka bërë më krenar se kurrë përfaqësuesit e komunitetit arbëresh në këtë vend.

Krerët e bashkive që ku jetojnë arbëreshët vlerësojnë gjestin e shtetit shqiptar për Italinë. Kryebashkiakët e komuniteteve arbëreshë Giuseppe Caporicci i bashkisë Portocannone , Raffaele Primiani i Ururi dhe Giorgio Manes i Monteciflone në një reagim për agjencinë Ansa thonë se gjesti i Shqipërisë është emocionues.

“Është krenari të shohim këtë shkëmbim solidariteti. Ne ndihmuam gjatë tërmetit në Shqipëri dhe tani janë ata që vijnë në ndihmën tonë. Si komunë arbereshe në Molisë në kemi dërguar 3 mijë euro për rindërtimin në Krujë vendi ku ka origjinën heroi ynë Skënderbeu, pak para nisjes së emergjencës së koronavirusit”,- thuhet në deklaratën e kryebashkiakeve.

Kryebashkiaku i Portocannone kujton dhe vizitën që ka zhvilluar disa muaj më parë në Tiranë ku është pritur dhe nga Presidenti Ilir Meta, të cilin e vlerëson për angazhimin ndaj arbëresheve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re