Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, organizoi iftar për komunitetin musliman në New York.

Në iftarin e organizuar në oborrin e rezidencës zyrtare të Bashkisë, Gracie Mansion, muslimanët së pari falën namaz dhe më pas bënë iftar.

Në programin e iftarit morën pjesë edhe konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në New York, Ertan Yalçın dhe përfaqësuesit e komunitetit turk.

Blasio gjatë fjalimit në aktivitet tha se njëri prej programeve kryesore të organizuara çdo vit është iftari i shtruar në Ramazan, duke shtuar se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për New Yorkun.

Falënderoi muslimanët amerikanë

Blasio kritikoi qëndrimin e Presidentit të SHBA-ve, i cili sipas tij nxit shprehjet islamofobike dhe raciste, duke shtuar se SHBA-të dhe New Yorku nuk është një vend i cili përjashton muslimanët.

Duke u shprehur se numri më i madh i muslimanëve të SHBA-ve ndodhen në New York, Blasio falënderoi muslimanët për kontributet e tyre për New Yorkun, shkruan aa. “Mesazhi im i sotshëm për muslimanët: ndiejeni veten në siguri sepse jeni të dashur, të respektuar dhe të mbrojtur ”, tha ai./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re